Site icon PORTALB

Tramp do ta dhurojë rrogën e tij presidenciale, media duhet të vendosin kujt

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trammp paralajmëroi se në fund të vitit do ta dhurojë rrogën e presidenciale dhe kërkoi nga mediat që t’i ndihmojnë të vendosë kujt t’ia dhurojë.

“Tramp planifikon që ta dhurojë pagën e tij në vlerë prej 400.000 dollarësh dhe mediave do t’u lejojë të vendosin se ku të shkojnë këto para”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Shon Spajser.

Edhe pse kjo shkaktoi të qeshura mes gazetarëve, Spajser tha se kërkesa është serioze.

“Mënyra që ta shmangim rihetimin është që mediave t’u lejojmë të vendosim se ku do të shkojnë paratë”, tha Spajser.

Dhurimi i rogës në qëllime bamirëse ka qenë një nga premtimet e Trampit në fushatën zgjedhore, përkujtoi Spejser.

Exit mobile version