Site icon PORTALB

Muzafer Ejupi vazhdon të dridhë portat në Kroaci

Muzafer Ejupi

Muzafer Ejupi

Futbollisti shkupjan i Osjekut, Muzafer Ejupi po vazhdon të jetë çelësi i suksesit të ekipit të tij, pasi sot përsëri i dha tri pikë të rëndësishme  Osjekut duke e fituar ish ekipin e tij Slaven Belupo me rezultat 1:2.

Shkupjani Ejupi kësaj radhe ka shënuar për fitore në minutën e 84-të, ndërsa ky ishte goli 12-të në këtë sezon me fanellën e Osijekut dhe vazhdon kryesimin në listën e golashënuesve në Kroaci, duke lënë pas vetës me nga 10 gola Andrejasheviqin e Rijekës dhe Sodanin e Dinamo Zagrebit. / Portalb.mk/

Exit mobile version