Site icon PORTALB

Afganistan: Janë vrarë dhjetëra militantë talibanë

Së paku 31 talibanë militantë janë vrarë, përfshirë një komandant lokal, dhe 9 të tjerë janë plagosur, gjatë një operacioni të ushtrisë afgane në pjesën jugore të Afganistanit, kanë thënë zyrtarët qeveritarë, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Operacioni u zhvillua në provincën Helmand, gjatë 24 orëve të fundit, ka raportuar sot Zyra për media e qverisë së Afganistanit.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe komandanti lokal taliban, Mullah Ewaz.

Ministria e brendshme e Afganistanit dje ka njoftuar se forcat e sigurisë i kanë vrarë 51 militantë të armatosur në operacionet në gjithë vendin, gjatë 24 orëve të mëparshme.

Exit mobile version