Site icon PORTALB

Kryeministri holandez Rutte: Erdogan ka tejkaluar çdo masë

Mark Rutte

Mark Rutte

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, deklaroi të shtunën se e kupton që turqit janë të zemëruar pasi aeroplani me shefin e diplomacisë turke Mevlut Cavusoglu u ndalua të aterrojë në Roterdam, por vlerësoi se presidenti turk Recep Tajip Erdogan e teproi kur krahasoi holandezët me nazistët.

“Kjo është vërejtje e çmendur. E kuptoj se janë të hidhëruar, por kjo ka kaluar çdo masë”, ka thënë Rutte për media gjatë kampanjës për zgjedhjet parlamentare, të caktuara për 15 mars në këtë vend, transmeton Reuters.

Exit mobile version