Site icon PORTALB

Së paku 46 viktima gjatë dy shpërthimeve në Damask

Së paku 46 persona e humbën jetën sot gjatë shpërthimit të dy bombave në kryeqytetin sirian, Damask, kumtoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut.

Mediumet shtetërore siriane lajmëruan se dy shpërthimet kanë ndodhur në pjesën e vjetër të Damaskut dhe se ka numër të madh të viktimave dhe të plagosurve.

Sipas burimeve të njejta, dy bombat “e vendosura nga terroristët”, shpërthyen në afërsi të varrezave në lagjen Bab Musala, në afërsi të një nga shtatë portat për hyrje në pjesën e vjetër të qytetit të Damaskut.

Televizioni Al-Majaden lajmëroi se cak i sulmit ishin autobusët me të cilët në varreza arrinin besimtarët shiitë.

Sipas disa raporteve mediale, së pari ka shpërthyer bomba e vendosur, ndërsa shpejt pas kësaj, në vendin e njejtë është hedhur në ajër një vetëvrasës me bombë.

Televizioni i lëvizjes shiite libaneze Hezbollah, Al Manar ndërkaq pohon se sulmin e kanë kryer dy vetëvrasës me bombë.

Exit mobile version