Në Japoni shënohet gjashtë vjetori i tërmetit dhe cunamit në të cilin humbën jetën afër 19.000 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia e shënimit të përvjetorit të tërmetit, që në këtë vend ndodhi më 11 mars të vitit 2011 në orën 14:46 sipas kohës lokale do të mbahet në kryeqytetin e Tokios.
Në shumë pjesë të Japonisë qytetarët kujtojnë viktimat e kësaj katastrofe e cila goditi vendin gjashtë vite më parë. Qytetarët përmes mesazheve të shkruara u shprehin nderime në godinën Ginza Wako.
Një tërmet me fuqi prej nëntë ballë sipas shkallës së Rihterit goditi këtë vend para gjashtë viteve. Pas tërmetit brigjet verilindore të Japonisë u goditën nga cunami i cili shkaktoi dëm të madh duke bërë derdhjen e karburantit bërthamor nga centrali bërthamor Fukushima.
Kjo ishte katastrofa e dytë më e madhe bërthamore, 25 vite pas Çernobilit.
Tre reaktorë filluan të shkrihen, rrezatimi të dalë, ndërsa 160.000 persona, të cilët jeotnin në atë rajon, u evakuuan. Pas kësaj katastrofe, 50 reaktorë në shtet përkohësisht u mbyllën.
Me vite pas katastrofës së trefishtë mijëra persona ende nuk janë kthyer në shtëpi. Ende janë duke zgjatur hetimet mbi pasojat që kjo katastrofë la pas mbi njerëzit dhe mjedisin.