Asnjë gjurmë nga i arratisuri Sead Koçan

Dy ditët pas lëshimit të urdhrit për arrestim të të dyshuarit të parë, Sead Koçan, në lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Trust”, biznesmeni ende është në arrati, njofton Portalb.mk.

Tani për tani nuk ka informata nga MPB se ku gjendet pronari i “Transmetit”, i cili ngarkohet për dokumente të falsifikuara për fitim të tenderit të “rëndë” 17 milionë euro, para të shtetit.

Pas lëshimit të fletë-arrestit, policia dje ka shkuar që ta arrestojë biznesmenin, por atë nuk e ka gjetur në adresën e shtëpisë. Pas asaj, MPB ka kërkuar nga Policia Kufiftare që të njoftojë nëse Koçan e ka lëshuar shtetit, por deri më tani ende nuk ka njoftim.

Megjithatë, sipas burimeve jo-zyrtare mësohet se Koçan e ka lëshuar Maqedoninë që në ditën e njëjtë kur është lëshuar urdhri për arrest. Urdhri për arrestim nga Gjykata Themelore deri te MPB u vonua plot 24 orë. Fletë-arresti ishte lëshuar të enjten, ndërkaq kërkimin MPB e ka nisur dje.

Në ndërkohë, portali “Libertas” nga burimet e tyre mëson se Koçan fillimisht ka udhëtuar për në Suedi, ndërkaq destinacioni i tij i fundit ka qenë Rusia ku sipas portalit, biznesmeni ka kërkuar azil politik.

Sead Koçan
Sead Koçan

Ndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve dhe ka dhënë urdhër-arrest, gjegjësisht urdhër për arrestim të menjëhershëm të Koçanit, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë. Paraburgimi është shqiptuar pasi që Këshilli Penal e ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale, të cilën e ka dorëzuar ndaj vendimit të gjykatëses së procedurës paraprake, e cila fillimisht e ka refuzuar kërkesën për paraburgim.

Këshilli vendosi se të gjitha bazat për paraburgim janë të plotësuar, gjegjësisht e ka pranuar arsyetimin e PSP-së se Sead Koçan, nëse ngelet në liri mund të ikë, të ndikojë ndaj dëshmitarëve ose të shkatërrojë dëshmi në rastin “Trust”.

Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.

Këto tre ndërmarrje në tender kanë konkurruar si konzorcium, kurse bartës kryesor i tyre ka qenë “Trans Met”.

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button