Keka Berisha, një ndër artistët më të klikuar në ‘The Voice of Albania’
Ndër pesë artistët në ‘Audicionet e Fshehura’ që deri më tani kanë më së shumti klikime në kanalin zyrtar të ‘The Voice of Albania’, është edhe Keka Berisha, shkruan kultplus, përcjell Portalb.mk.
Numri i klikimeve në ‘YouTube’, është një tregues i rëndësishëm për artistët në ditët e sotme. Falë tyre, kuptohet disi interesi i publikut për vetë artistin dhe performancën.
Në ‘Audicionet e Fshehura’ të edicionit të gjashtë të ‘The Voice of Albania’, pesë artistët të cilët kanë deri tani më shumë klikime janë:
Djellza Nagavci – 60, 560
Fatbardha Gjoni – 57, 330
Klinti Çollaku – 52, 476
Keka Berisha – 49, 659
Faik Sllamniku – 43, 176
Këto rezultate ndryshojnë në varësi të klikimeve që marrin artistët në kanalin zyrtar të ‘The Voice of Albania’ në YouTube.