Site icon PORTALB

Plaçkitet në bastore dhe bëhet tentim plaçkitjeje të një këmbimoreje

Vjedhje e rëndë

Dy plaçkitje ka ndodhur mbërmë në dy lokacione në Shkup. Sipas buletinit ditor të policisë, është plaçkitur një bastore dhe është bërë përpjekje e pasuksesshme për plaçkitjen e një këmbimoreje.

Rreth orës 18 një autor i panjohur me maskë ka kryer plaçkitje në një bastore sportive në lagjen e Fushë Tophanës në Shkup. Siç njoftoi MPB, autori duke u kanosur me pistoletë nga punonjësi i ka marrë 73.000 denarë me ç’rast është arratisur në drejtim të panjohur.

Në orën 18.20, një autor i panjohur me maskë ka tentuar të bëjë plaçkitje në një këmbimore në rrugën “Moskovska” në Shkup.

Duke e kanosur me pistoletë punonjësit i ka kërkuar para, por ai ka arritur ta kyç alarmin e sigurisë, me ç’rast plaçkitësi i maskuar ka hequr dorë nga qëllimi dhe është arratisur.

Policia është duke i ndërmarrë masat për gjetjen e autorëve të dy plaçkitjeve dhe për pastrimin e plotë të rasteve.

Exit mobile version