Site icon PORTALB

Trepça 89 e Zekirija Ramadanit fiton derbin me Prishtinën

Zekirija Ramadani

Ka vazhduar me fitore ekipi i Trepçës 89, që udhëhiqet nga trajneri shkupjan Zekirija Ramadani, kësaj radhe duke mundur konkurrentin direkt për pozitën e parë, Prishtinën.

Ndeshjen e fundit strategu nga Shkupi Ramadani dhe të përzgjedhurit e tij e kanë fituar me rezultat minimal 1:0, me golin e shënuar nga John John.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e mitrovicasve që vazhdojnë të jenë të vetmuar në tabelë me 48 pikë, tani duke rritur epërsinë me nëntë më shumë se Prishtina që mbetet e dyta me 39. /Portalb.mk

Exit mobile version