Dëm me vlerë 600 mijë denarë, deviza dhe stoli, ka pësuar R.R. (60) nga fshati Striminicë pas vjedhjes së rëndë që persona deri tani të panjohur e kanë kryer në shtëpinë e tij në fshat, infoirmoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Sipas të dhënave të tij, vjedhja ka ndodhur mbrëmë mes orës 19 dhe 20 e 20 minuta derisa R.R. me të afërmit ka qenë mysafir.
Ai shtoi se pas ekspertizës së kryer po ndërmeren masa dhe aktivitete për ndriçimin e rastit dhe zbulimin e autorëve.