Site icon PORTALB

Ministri Lutfiu uron mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit

Pishtar Lutfiu, ministër i Arsimit

Pishtar Lutfiu, ministër i Arsimit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, me rastin e kremtimit të 7 Marsit – Ditës së mësuesit, uron të gjithë mësimdhënësit për këtë ditë që simbolizon hapjen e shkollës së parë dhe fillimin e mësimit të shkronjave shqipe, njofton Portalb.mk.

“Duke ju uruar 7 Marsin, të gjithë ju mësues, profesorë, pedagogë, dua të shpreh bindjen se shoqëria jonë ka një borxh të pashlyeshëm mirnjohje ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan nga vetja e tyre duke ushtruar profesionin më fisnik, për të mbrojtur vlerat e gjuhës, kulturës, hisorisë dhe traditat tona duke përçuar ato brez pas brezi, dhe sado të tregojmë mirënjohje ndaj mësuesve tanë, do të mbetemi borxh përsëri

Gëzuar 7 Marsin” shkruan në kumtesën e MASH-it.

Exit mobile version