Site icon PORTALB

Presidenti i Shqipërisë Nishani për vizitë në Preshevë dhe Bujanoc

Bujar Nishani

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani sot do vizitojë Bujanocin dhe Preshevën.

Në një prononcim për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”, nga kabineti i presidentit shqiptar, respektivisht nga këshilltari i presidentit Nishani, Flamur Gashi, u konfirmua vizita e presidentit Nishani, që do t’ia bëjë sot Luginës se Preshevës.

Në anën tjetër, Presheva dhe Bujanoci tashmë janë pushtuar me flamuj kuqezi dhe bilborda te presidentit shqiptar Bujar Nishani me mbishkrimet “Mirë se na vjen president!..”

Këtë vizitë të shumëpritur të presidentit shqiptar e kanë mirëpritur edhe liderët e Luginës së Preshevës, të cilët e cilësojnë si një vizitë historike.

Ish kreu politik i UÇPMB-së dhe aktualisht kryetar i Kuvendit të Bujanovcit dhe KKSH-së Jonuz Musliu është shprehur se Kosova Lindore sot ka festë.

“Këtë festë e kemi pritur që me shekuj që të na vizitoj një president shqiptar në Luginën e Preshevës dhe ja, më në fund u realizua ëndrra jonë. Ardhja e Nishanit ne Bujanoc dhe Preshevë ka një domethënie të madhe, është kjo një vizite historike, vizitë e shekullit  tonë, meqë ky shekull do të jetë i shqiptarëve..

Exit mobile version