Kur Facebook shpenzoi 10 miliardë dollarë për të blerë kompaninë Instagram, shumë pyetën veten se si Mark Zuckerberg do të nxjerrë para nga kjo marrëveshje.
Në atë kohë, përdoruesit e Instagram nuk kanë parë shumë reklama në aplikacionin e tyre të famshëm të fotografive, mirëpo tani duket se kjo gjë do të ndryshojë.
Bëhuni gati të bombardoheni me reklama nëse jeni përdorues i rregullt i Instagramit. Burime të revistës Ad Age kanë bërë të ditur se Instagram ka arritur marrëveshje për reklamim me agjencinë globale Omnicom, vlera e së cilës arrin deri në 100 milionë dollarë.
Aktualisht, Instagram ka 150 milionë përdorues aktivë, mbi 60% e bazës së përdoruesve të tij tani vijnë nga jashtë Shteteve të Bashkuara, dhe më shumë se 55 milionë fotografi ngarkohen çdo ditë.
Sipas raportit, reklamat do të qëndrojnë në faqen e përdoruesve për më shumë se një ditë dhe do të jenë në formë imazhesh ose videosh.