Site icon PORTALB

Si ka qenë Hyremi fëmijë? Kuptoni pse vajza është kopja e saj e vogël…

Hyremi

Hyremi

Nëse do të udhëtoni në Instagramin e akores së njohur për rolin e Hyremit në seralin Sulejmani i Madhërishëm, Meryem Uzerli, do ta keni mjaft të thjeshtë të kuptoni sa shumë dashuri ka për të voglën e saj Lara, e cila pak javë më parë ka festuar 3-vjetorin e lindjes. Tiparet e ngjashme me të ëmën, ngjyra e syve, e flokëve, por edhe buzëqeshja janë lehtësisht të dallueshme edhe tek vogëlushja, e cila nuk i ka lënë gjë pa trashëguar aktores së njohur turke, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Tani që 33-vjeçarja i është përkushtuar rritjes së të bijës, rrallëherë kujton edhe fëmijërinë e saj. Në disa prej fotove të postuara në Instagram, Hyrem tregon edhe vitet e para të jetës, adoleshencën, por edhe vitet e para si aktore.

Në këtë foto të postuar pak javë më parë, Hyrem duket që është vetëm disa muajshe, por mjafton për të kuptuar se cila do të ishte e ardhmja e saj. Duket që në muajt e parë të jetës, mimikat e fytyrës dhe të gjitha “emoji” –t që bën, se e ardhmja do të ishte, me siguri, në aktrim.

Po bashkë me Hyremin, edhe e vogla e saj, Lara, nuk qëndron më larg së ëmës. Si në këtë foto, kur imiton me përpikëri mimikat e së ëmës. Nuk është çudi që edhe Lara të bëhet një ditë aktore, apo jo?

 

Exit mobile version