Site icon PORTALB

Një çiklist nëntëvjeçar është lënduar rëndë gjatë një aksidenti në Studeniçan

Aksident

Aksident, foto arkiv

Një nëntë vjeçar i cili ka drejtuar një biçikletë është lënduar rëndë në një aksident rrugor në fshatin Studeniçan, të Shkupit në të cilën ka marrë pjesë edhe një automjet “Reno Megan” me targa të Shkupit i drejtuar nga D.M (33) nga fshati Zelenikovë.

Siç informon MPB-ja, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 14:54 në hyrjen e Studeniçanit.

“Në aksident lëndime të rënda trupore (thyerje të ashtit të kofshës) ka marrë adoleshenti. Të lënduarit i është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën Universitare – Shkup”, theksojnë nga MPB-ja.

Nga ana e ekipit të ekspertëve nga SPB- Shkup është bërë ekspertizë dhe punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit.

Exit mobile version