Gazetari Hristo Ivanovski në një intervistë për televizionin Nova, ku foli për situatën politike në vend, vlerësoi se problem kryesor në Maqedoni është regjistrimi i popullsisë.
“Ka rregulla se si bëhet një shtet, Maqedoninë disa e thërrasin Bizanti, por ata shumë shekuj më parë arritën të bëjnë regjistrime shumë precize. Ndërsa, ne në shekullin 21 akoma nuk mund të bëjmë regjistrimin e popullsisë, në mënyrë që Maqedonia mos të jetë vetëm e maqedonasve dhe shqiptarëve, por edhe e etnive tjera dhe të jetë multietnike ashtu siç ka qenë shekuj me radhë”, deklaroi Ivanovski.