Zhvillimi ekonomik i një vendi është proces jashtëzakonisht i ndërlikuar dhe multidimensional i cili është i kushtëzuar nga ndikimi i njëkohshëm dhe paralel i shumë faktorëve të natyrës ekonomike dhe joekonomike. Tregues tjetër më sintetik i aktivitetit ekonomik të një vendi është Prodhimi Bruto i Brendshëm (GDP) dhe është domethënëse të ketë tendenca rritje në afat të gjatë kohor.
Por, si janë tendencat e Maqedonisë në funksion të rritjes së zhvillimit të vendit?! Realisht, Maqedonia nuk e ka sistemin bankar të Zvicrës, vajin e Norvegjisë , kapacitetin intelektual të Japonisë , resurset natyrore te Kuvajtit dhe si rrjedhojë nuk mund të ngjallim “optimizëm fiktiv” se një ditë edhe ne do të kemi një mirë qenie dhe standard jete sikurse shtetet e lartë përmendura. Por, prapë se prapë edhe në mungesë të “resurseve unike” qe posedojnë shtetet tjera, Maqedonia mund të kompensojë në forma tjera.
Bota njeh shumë shtete të vogla, që në aspekt të zhvillimit ekonomik kanë dhënë rezultatet spektakolare dhe kanë dëshmuar se sindroma e shtetit të vogël tejkalohet me sukses. Gjykoj se forma më e favorshme aktualisht në Maqedoni për të “lëvizur dhëmbë zorin (e ndryshkur) ekonomike” është thithja e investime te huaja. Efektet nga investimet e huaja do të jenë të theksuara, por të të veçanta janë : në fuqinë punëtore, duke shtuar më shumë mundësi punësimi dhe paga më të larta, me disponibilitetin e burimeve financiare dhe në flukset investuese, mbi konsumatorët në formën e çmimeve më të ulëta, mbi qeverinë në të ardhura më të larta nga taksat.
Por, objektivi parësor i çdo investitori është maksimizimi i profitit dhe efektet më të mëdha nga rikthimi i investimit. Parakushti esencial për thithje të investimeve është një klimë e favorshme dhe funksionale në kontekst të stabilitetin makroekonomik, stabilitetit politik, normativë të interesit, sigurimit të pronës. Banka Qendrore si autoriteti monetar zyrtar i një vendi, duhet të përdor instrumentet e politikës monetare në arritjen e objektivit për stabilitet të çmimeve dhe uljen e normës së interesit. Gjithsesi të ketë të sinkronizim adekuat mes politikes fiskale dhe asaj monetare. Kurse Qeveria, gjithsesi të implikojë në sigurinë gjenerale.
Në instancë të fundit forcën politike, e cakton forca ekonomike. Prandaj, një ekonomi e fortë domethënë edhe impakt në aspekt politik.
Një fjalë thotë ‘Kur nuk e di çka të bësh, shiko se çka bëjnë të tjerët’ edhe Maqedonia si nje shtet post-komunist, patjetër duhet të implementojë politika që çojnë drejt një demokratizimin struktural dhe definitivisht të kemi një ekonomi funksionale të tregut.
Mbaj qëndrim se nga krijimi i kushteve optimale dhe thithja e investimeve do të jep indikacione në indikatorët makreoenomik, me çka rrjedhimisht do kemi rritja të standardit të jetesës, kur dihet se standardi i jetës është i lidhur ngushtë me kualitetin e jetës.