Site icon PORTALB

SHBA: Në vitin 2016 është përkeqësuar situata me liritë themelore në botë

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH)

Është përkeqësuar gjendja me liritë themelore të shprehjes dhe tubimet në mbarë botën, theksohet në raportin më të ri të Departamentit të Shtetit për situatën me të drejtat e njeriut në vitin 2016.

Në raport parashikohet edhe përkeqësim i kushteve për punën e grupeve opozitare dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut.

Sekretari amerikan i shtetit  Reks Tilerson e ndërpreu praktikën dhe refuzoi personalisht ta publikojë raportin ose publikisht të flasë për të njëjtin.

Aktivistët dhe grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e kritikojnë sjelljen e tillë të Tilersonit.

Gjithashtu është shprehur shqetësim për shkak të abuzimit seksual të grave, pastaj rritjen e kufizimit të mediave dhe lirinë e internetit, por edhe për shkatërrimin e qëndrimeve opozitare dhe pamundësinë popujt vetë të zgjedhin qeveritë e tyre.

Edhe pse në raport nuk krahasohen dhe kualifikohen shtetet, megjithatë shqetësim më të madhe shkaktojnë Filipinet, Turqia, Kina dhe Venezuela.

Exit mobile version