Site icon PORTALB

Ahmeti: Nuk taktizuam, e kishim patjetër të bëjmë analiza thelbësore (VIDEO)

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti

“Nuk pati taktizime për të blerë kohë apo diçka të ngjashme. E kishim patjetër të bëjmë analiza thelbësore dhe të detajuara deri sa të shteronim të gjitha kanalet që të shpien drejt një zgjidhjeje reale”, theksoi lideri i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit që pati me kryesinë qendrore.

Ai gjithashtu tha se vendimi i Kryesisë së partisë ka qenë njëzëri. Në pyetjen se si do të votohet nëse Ivanov nuk tërheq vendimin, Ahmeti tha se kjo rregullohet sipas Kushtetutës dhe rregullores së Parlamentit

Lidhur me zgjedhjet lokale, ai tha se patjetër ato të mbahen në kohën e paraparë ligjore, që është maji i vitit 2017.
I pyetur se a ka gjasa që deri të hënën do të arrihet të zgjidhet Kryetari i Kuvendit, Ahmeti ftohtë është përgjigjur se nuk dëshiron të prejudikojë me situata hipotetike.

Exit mobile version