Gjykata në Spanjë ngriti procedurë kundër këngëtares kolumbiane Shakira dhe Carlos Vives, për shkak të gjoja plagjiaturës lidhur me këngën “La Bicicleta”, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata e Madridit pranoi padinë e këngëtarit kubanez Livan Rafael Castellanos Valdes, i cili e ngriti kundër dy bashkëkombasve.
Valdes pohon se kënga “La Bicicleta” spoti i të cilit u publikua në vitin 2016 është plagjiat i këngës së tij “Yo te quiero tanto” të cilën e ka incizuar në vitin 1997.
Në padinë e tij Valdes, përveç Shakiras dhe Vives, padit edhe Shtëpitë e produksionit Sony Music Latin, Sony Music Entertainment, Sony ATV Publishing Holdings Spain dhe EMI Music Publishing Spain.
Kënga “La Bicicleta” e cila në përkthim do të thotë ‘biçikletë’ është shpërblyer edhe me çmimin Grammy në kategorinë e muzikës latinoamerikane. Kënga është shitur në 210 mijë kopje.
Këngëtarja kolumbiane Shakira veç më ka aktvendim për plagjiat nga gushti i vitit 2014 kur një gjykatës njujorkez e dënoi për shkeljen e të drejtave autoriale lidhur me hitin “Loca” nga viti 2010.
Atëherë në gjykatë është dëshmuar se ‘Loca” është këngë plagjiat të cilën e ka bërë muzicienti dominikanas në vitin 1998.
Shakira më herët është akuzuar edhe për hitin e saj të madh, kënga e Kampionatit Botëror në futboll në vitin 2010, “Waka Waka – This is Africa” s’e e ka marrë nga bendet karibiane dhe afrikane nga vitet e 80-ta.