Site icon PORTALB

Dankan: 67 prej 120 është shumicë, Ivanov ta rishqyrtojë vendimin

Ministri Shtetëror britanik për Evropë dhe për Amerikë Alan Duncan në të djathtë

Ministri Shtetëror britanik për Evropë dhe për Amerikë, Alan Dankan, dërgoi porosi deri tek presidenti i shtetit Ivanov, që ta rishqyrtojë vendimin e tij për mos dhënien e mandatit Zoran Zaevit.

“67 deputet të rinj të zgjedhur, nga bashkësi të ndryshme në Maqedoni kërkuan formimin e qeverisë. 67 prej 120 janë qartë shumicë, presidenti Ivanov duhet ta rishqyrtojë vendimin”, është porosia e ministrit Dankan e publikuar në ueb faqen e Foreign Office.

Ndryshe, Alan Dankan ishte në Shkup nga data 22 deri më 24 shkurt, kur u takua me liderët e partive politike edhe me kryetarin Ivanov, me çka i ftoi liderët që sa më shpejtë të formojnë qeveri dhe ti japin fund krizës në vend.

Porosinë e ministrit Dankan e shpërndau në rrjetin social twitter edhe ministri britanik në vend Charles Garrett.

Exit mobile version