Site icon PORTALB

Valter Kolbo parashikon eskalim të mundshëm në Maqedoni

Valter Kolb

Valter Kolb

Kryetari i Shoqatës së Gjermanisë dhe Maqedonisë  Valter Kolbo ka reagur ndaj vendimit të kryetarit Gjorgje Ivanov për mosdhënien e mandatit Zoran Zaevit, ku  sipas tij gjendja në Maqedoni është kritike, ndërsa shteti ndodhet para një momenti historik, shkruan Slloboden Peçat, transmeton Portalb.mk.

“Për fat të keq, nuk mund të përjashtohet eskalimi i mëtejshëm. Gjendja është jashtëzakonisht kritike. Nuk demonstrohet vetëm në Shkup, por edhe në qytetet tjera të Maqedonisë së bukur. Është e pakuptueshme që kryetari Ivanov nuk e ndau mandatin për socialdemokratët. E përshëndes iniciativën e tillë dhe e kuptoj mirë eurokomesarin Han i cili mes të tjerash nuk pati sukses, sepse te konservatorët në Maqedoni nuk ka ndjenjë të mjaftueshme për demokraci. Për atë tani është e rëndësishme që punët i ka ndërmarrë udhëheqja e huaj, zonja Mogerini, edhe njëherë të na vë në dijeni se Maqedonia mund të pranohet në BE vetëm nëse zhvillohet demokracia. Tani është momenti historik ku mund të vendoset zhvillimi i ardhshëm i Maqedonisë”, vlerëson Kolbo.

Exit mobile version