Site icon PORTALB

Ja çfarë moti na pret gjatë fundjavës

Moti sot

Gjatë fundjavës pritet të ketë kohë me diell dhe të ngrohtë, njofton Portalb.mk. Në Maqedoni nesër do të kemi kohë me diell dhe e ngrohtë, temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -2 deri 6 gradë celsius, ndërsa temperaturat e ditës do të arrijnë prej 12 deri 20 gradë celsius.

Të dielën pritet kohë  me periudha me diell. Temperaturat e mëngjesit do të rriten dhe do të lëvizin prej 0 deri 8 gradë, ndërsa gjatë ditës do të mbeten pothuajse identike sikur të shtunën prej 12 deri 20 gradë celsius.

Ndërsa të hënën dhe të martën pritet destabilizim i kohës dhe do të ketë kohë të vrenjtur  dhe me reshje të shiut. Temperaturat e mëngjesit prej të hënën do të jenë prej 0 deri 8 gradë celsius, ndërsa temperaturat e ditës do të lëvizin prej 6 deri 14 gradë celsius.

Exit mobile version