Site icon PORTALB

3 marsi i mbledh në një vend yjet e kinemasë, çfarë do të ndodhë sonte në Stamboll?

Aktorë

Aktorë

Ferzan Ozpetek, regjisori i filmit të ri Istanbul Red (Istanbul Kirmizisi), i cili do të ketë premierën sonte në Stamboll, do të mbledhë bashkë emrat më të suksesshëm të kinematografisë në Turqi. Ozpetek ka përfshirë në film skena dhe panorama të ndryshme të Stambollit. Ai tha se “ata që do të shohin Istanbul Red, nuk mund të shpëtojnë dot – do të bien në dashuri me Stambollin… Ky film e bën qytetin më të gjallë dhe u dedikohet të gjithë atyre që jetojnë në Stamboll….”, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Filmi është bazuar në librin e famshëm të Ferzan Ozpetek Red Istanbul, një histori e cila ka të përfshira shumë detaje dhe histori personale të autorit.

Filmi do të bëjë bashkë sonte shumë prej emrave më të njohur të kinematografisë, duke përfshirë protagonistët, Halit Ergenc, Tuba Buyukustun, Nejat Isler dhe Mehmet Gunsur.

Ferzan Ozpetek

Kasti i aktorëve:

Halit Ergenc, Tuba Buyukustun, Nejat Isler, Mehmet Gunsur, Cigdem Onat, Serra Yilmaz, Zerrin Tekindor, Ayten Gokcer, Ipek Bilgin, Cemre Ebuzziya, Serif Sezer, Ergin Bal, Reha Ozcan, Yelin Bilgin.

Historia:

Orhan (Halit Ergenc) është një romancier turk, i cili largohet nga vendi i tij pas një tragjedie personale, e cila e dënoi duke ia shuar frymëzimin. 20 vjet më vonë, me një kërkesë të botuesit të tij, ai rikthehet në Stamboll për të ndihmuar drejtorin e njohur Deniz (Nejat Isler) të përfundojë romanin e tij të parë. Por vetëm disa ditë më vonë, Deniz zhduket në mënyrë shumë të mistershme. Orhan nis kërkimin për ta gjetur, së bashku me familjen dhe miqtë e Deniz. Investigimi dhe kërkimi e bëjnë atë të zbulojë vendet ku ka lindur dhe është rritur, si dhe e përball me emocionet dhe ndjesitë e familjarëve, miqve dhe së kaluarës, tashmë të vdekur.

Exit mobile version