Princ Leka i Shqipërisë reagon ndaj Gjorge Ivanovit

Është iluzion të pritet që shqiptarët të heqin dorë nga vlerat identitare e kulturore, varësisht nga shteti që jetojnë, kështu shprehet ndër tjerash Princ Leka i Shqipërisë pasi që Gjorge Ivanov refuzoi t’i ja jep mandatin Zoran Zaevit, njofton Portalb.mk.

“E ndjekim me kujdes të veçantë situatën në Maqedoni. Jemi të tronditur nga shpërthimet ksenofobike që burojnë nga institucionet e shtetit që jo vetëm nuk i ngjajnë një shteti multietnik, por nuk përkojnë as me kohën në të cilën jetojmë.

Shqiptarët si gjithmonë gjuhës së ksenofobisë i janë përgjigjur me maturi. Kjo cilësi ka bërë që shqiptarët t`i përballojnë vuajtjet shekullore si pasojë e padrejtësive historike! Tani shqiptarët nuk janë vetëm, janë krah më krah me botën e qytetëruar e progresive dhe japin kontributin e tyre pozitiv në ndërtimin e paqes dhe zhvillimit. Është iluzion të pritet që shqiptarët të heqin dorë nga vlerat identitare e kulturore, varësisht nga shteti që jetojnë!

Është iluzion të mendohet se shqiptarët janë të ndarë sipas kufinjve gjeografikë!

Ne jemi një komb dhe si i tillë kontribuojmë në Evropën multikulturore”, shkruan në fejsbuk Princ Leka i Shqipërisë.

LEXO: Ivanov nuk ia jep mandatin Zaevit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button