Site icon PORTALB

Xharra: Fashizmi maqedonas, nuk njeh të drejtën themelore të shqiptarëve

Arbana Xhara

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri” në Kosovë Arbana Xharra u kujton pushtetarëve në Maqedoni  se rruga e fashizmit të cilën po e ndjekin ata nuk i shpie askund tjetër përveçse se në ndarje të vendit, kurse faji nuk do të jetë i shqiptarëve.

Reagimi is saj erdhi pas vendimit antikushtetues të presidendit Gjorge Ivanov, i cili dje nuk e mandatoi liderin e koalicionit “Për jetë në Maqedoni”, Zoran Zaev që të krijojë qeverinë e re, pasi ai kishte siguruar shumicën parlametare.ka reaguar edhe Arbana Xharra.

“Fashizmi maqedon, nuk njeh të drejtën themelore të shqiptarëve, gjuhën e tyre. Ky pushtet ka shfrytëzuar në vazhdimësi shqiptarët duke i diskriminuar dhe përjashtuar nga çdo vendim. Pa mohuar faktin, se edhe vet liderët shqiptar atje, kanë bërë pazare për grupe interesi. Me këtë fashizëm do të ndahet Maqedonia dhe faji nuk do jetë i shqiptareve!”- shkruan Arbana Xharra.

Exit mobile version