Site icon PORTALB

Korçë, vetëdigjet në shtëpinë e ish-vjehrrës

spital

spital

Një person është vetëdjegur në shtëpinë e ish-vjehrrës së tij dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në Korçë, në rrugën “Petraq Shomo”, shkruan Top Channel, transmeton Portalb.mk.

Dyshohet se shtetasi 38-vjeçar me iniciale O.M. është vetëdjegur në banesën ku ndodheshin ish-vjehrra dhe ish-kunata e tij.

Këto dy shtetase u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, pa probleme për jetën.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version