Site icon PORTALB

Rama i përgjigjet Ivanovit: Pa shqiptarët, nuk ka Maqedoni

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe kryeministri shqiptar Edi Rama

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe kryeministri shqiptar Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” ka reaguar kundër qëndrimit të Presidentit maqedonas që nuk mandatoi qeverinë Zaev me pretendimin se platforma e partive shqiptare është përgatitur nga një vend tjetër.

“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, shkruan Rama në “Twitter”.

Ivanov doli para mediave në një konferencë për shtyp rreth orës 16:30, ku bëri publik vendimin e tij. “As Kushtetuta dhe as vetëdija ime nuk më lejojnë që të jap mandatimin për dikë që minon pavarësinë dhe sovranitetin e Maqedonisë.

Sa të jem unë President i Maqedonisë nuk do t’i jap mandat askujt që angazhohet, ose që në program të tij ka rrënimin e pavarësisë dhe sovranitetin e Maqedonisë”, tha ai.

Exit mobile version