Site icon PORTALB

Beyonce shpërndan foto nga look-u i fundjavës, ja si ishte veshur ajo natën e OSCARS

Jay Z dhe Beyonce

Jay Z dhe Beyonce

Beyonce nuk ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Ocar, edhe pse ajo nuk ka munguar në asnjë prej evenimenteve të Academy Awards. Gjithsesi, ne nuk e pamë këngëtaren në tapetin e kuq, por ajo ka shpërndarë disa foto private sesi e ka kaluar fundjavën në Beverly Hills me bashkëshortin e saj Jay Z, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Sipas një raporti nga People, çifti i famshëm kanë qënë të pranishëm në një party për nominimin e filmit “Lion” përpara ceremonisë, të pritur nga Weinstein Company dhe Grey Goose.

Beyonce kishte veshur një fustan të gjelbër që i tregonte format e trupit të stiluar nga Nicole Miller. Gjithashtu, look-un e saj ajo e ka kombinuar me sandale velvet nga Jil Sander, një varëse H. Stern & Coomi, byrzylykë Le Vian dhe unazat Pasquale Bruni / Doron Paloma / Hearts On Fire / Narcisa Pheres.

 

 

 

Exit mobile version