Site icon PORTALB

Fondacioni Albiz në Shkup shpall konkurs letrar për poezi

Fondacioni Albiz

Në prag të manifestimit “Mbrëmje Poetike”, Fondacioni Albiz shpall konkurs letrar për poezi ku të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë interesuarit e moshës prej 15 deri 25 vjet.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje punimet e tyre duhet t’i dorëzojnë deri më 14 mars 2017, në postën elektronike të Fondacionit Albiz: info@albiz.org.mk.

Poezitë që konkurrojnë duhet të jenë origjinale të autorëve të rinj, çdo plagjiaturë do të s’kualifikohet. Çdo autor mund të konkurrojë vetëm me një poezi.

Juria do të bëj përzgjedhjen e poezive të cilat do të prezantohen në mbrëmjen poetike, që do të mbahet më 21 mars 2017.

Çdo konkurrues nëse është një nga të përzgjedhurit e 10 – shes duhet të jetë i pranishëm në mbrëmjen poetike.

Me këtë rast do të shpallen fituesit e katër çmimeve të para nga të cilat 3(tre) nga juria dhe çmimi i publikut.

Vlera e çmimit të parë është 5.000 denarë, e çmimit të dytë 4000 denarë, vlera e çmimit të tretë 3.000 denarë si dhe vlera e çmimit të publikut është 3.000,00 denarë.

Konkurs nga Fondacioni Albiz
Exit mobile version