Site icon PORTALB

Partnerët romë të Gruevskit kërkojnë zyrtarizim të gjuhës rome

Forcat Demokratike të Romëve

Forcat Demokratike të Romëve

“Gjuha rome të shpallet si gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”, këtë nëpërmjet deklaratës me shkrim e kërkoi partia “Forcat Demokratike të Romëve”, partner koalicionues me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, pasi që gjuha shqipe mund të shpallet si gjuhë zyrtare, e njëjta duhet të ndodhë edhe me gjuhën rome, sepse pakica rome është e dyta sipas numrit të popullsisë pas shqiptarëve.

Lideri i partisë dhe drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu, tha se “Komuniteti rom është i befasuar nga marrëdhënia e bashkësisë ndërkombëtare, disa ambasadave të caktuara dhe organizatave joqeveritare, duke favorizuar etnitete të caktuara në vend dhe duke i diskriminuar të tjerët. Romët dhe të gjitha pakicat tjera etnike dhe uniteti i tyre duhet të respektohet, që të ketë drejtësi”.

Exit mobile version