Site icon PORTALB

Shilegov: Në Maqedoni nuk ka krizë ndëretnike, por ka bandë kriminele

Petre Shilegov

Petre Shilegov

“Në Maqedoni nuk kemi krizë politike. Në Maqedoni nuk kemi as krizë ndëretnike, por as interetnike. Nuk do ta shesë, shkatërrojë, ndajë, kantonizojë ose federalizojë shtetin, popullin, historinë dhe gjuhën”, thotë deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, njofton Portalb.mk.

Sipas tij, përkundrazi, vetëm stabiliteti në shtet është në dobi për një Maqedoni të sigurt.

“Vetëm Maqedonia e stabile është Maqedonia e sigurt. Maqedonia me ardhmëri. Stabiliteti i Maqedonisë vjen nga bashkimi i brendshëm i të gjithë qytetarëve. Dhe për atë që çdokush pa kupton dhe di, çdokush që ka qëllim të mirë për shtetin e vet, duhet të punojë çdo ditë, me përkushtim. Me çdo hap të tij, veprim, mendim; në punë, në fakultet, me shoqëri ose vet”, thotë Shilegov.

Ai shton se në Maqedoni ka bandë kriminele nga njerëzit të cilët janë fuqizuar nga politika.4

“Janë kapur në flagrancë. Në krim. Asgjë më pak e as më shumë. Janë kapur në krim. Banditë. Duke u përpjekur që të shpëtojnë nga përgjegjësia janë të gatshëm gjithçka të bëjnë. Edhe t’i keqpërdorin qytetarët”, shton Shilegov.

 

Exit mobile version