Site icon PORTALB

“Gardian”: Ballkani do t’i shkaktojë kokëdhimbje Trampit

Donald Tramp

Situata e Ballkanit kanoset të rritet në kokëdhimbje për politikën e jashtme të presidentit amerikan Donald Tramp, vlerëson gazeta londineze “Gardian”.

“Harrojeni Kinën dhe Lindjen e Afërt. Ish Jugosllavia mund të bëhet kokëdhimbja e parë reale e politikës së jashtme të Trampit”, thekson gazeta.

“Gardian” vlerëson se pas periudhës së krizës prej viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, Ballkani tani sërish ballafaqohet me krizë.

“Po rishikohen kufijt, rriten tensionet dhe sërish theksohet këmbimi i territoreve si mënyrë e fundit për parandalimin e dhunës”, thekson gazeta londineze.

Sipas “Gardian”, diplomatët vlerësojnë se 2017 do të jetë “vit ankthi” për Ballkanin, për shkak “zgjedhjeve presidenciale në Serbi, zgjedhjet e parakohshme të ardhshme në Kosovë dhe për shkak nxehjes për zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë vitin e ardhshëm”.

Gazeta vlerëson se tensione do të shkaktojnë akuzat e para të Gjykatës Speciale për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si dhe kërcënimet për referendum për pavarësinë e Republikës Sërpska nga BeH, “e cila asnjëherë në tërësi nuk u rikuperuar nga lufta”.

“Këtu është edhe Mali i Zi, i cili ishte seriozisht i tronditur vitin e kaluar kur Qeveria pohonte se institucionet ruse tentojnë të orkestrojnë grusht shtet.. Ndërsa edhe Maqedonia, republika më jugore e ish Jugosllavisë, e cila po tenton të formojë qeveri të re pas krizës politike me shqiptarët “,  shton “Gardian”.

Exit mobile version