Site icon PORTALB

Ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni, diplomati i parë me libër në gjuhën shqipe

Milan Jazbec

Milan Jazbec

Do tw promovohet libri në gjuhën shqipe “Ylberi përtej shpirtit” të ambasadorit të Republikës së Sllovenisë në Maqedoni Milan Jazbec. Promovimi i librit do të mbahet të enjten (02.03.2017) në ora 19:00 në Qendrën Kulturore Informative.

Ky roman, që botohet nga Libraria e Çarshisë, paraqet librin e parë në gjuhën shqipe nga një diplomat i huaj, i cili i drejtohet opinionit shqiptar përmes një përkthimi tejet cilësor. Milan është ambasadori i gjashtë i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë nga shtatori i vitit 2016 (paraqiti letrat kredenciale të enjten, 28 shtator) dhe gjithashtu profesor i diplomacisë në Universitetin e Lubjanës (ligjërues i diplomacisë në Shkollën Pasuniversitare të Punëve Qeveritare dhe Evropiane në Kranj).

Exit mobile version