Site icon PORTALB

Ja si duket sot vajza e klipit ‘Makina e memories’

Ardit Gjebrea dhe Fatjona

Ardit Gjebrea dhe Fatjona

Ishte videoklipi i parë shqiptar, hera e parë që një video kishte protagoniste. Të gjithë e kujtoni mirë bionden te “Makina e memories”, kënga e Ardit Gjebreas, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Por jeni kuriozë të shikoni se si duket sot dhe çfarë bën në jetën e saj Fatjona, protagonistja e klipit me regji të Petri Bozos?

Revista “Story” raporton se Fatjona Lubonja është diplomuar në Harvard dhe në Universitetin e Columbias dhe zotëron disa gradë shkencore. Bukuroshja e viteve ’90, tashmë doktoreshë dhe kërkuese shkencore jeton me bashkëshortin e saj në Amerikë.

Siç mund të dalloni nga fotot, vitet nuk kanë lënë asnjë gjurmë në fytyrën e saj.

 

Exit mobile version