Site icon PORTALB

Siri, në sulmet ajrore vriten 13 civilë

Siri, ilustrim

Si pasojë e sulmit ajror në qytezën Eriha pranë qytetit Idlib në veriperëndim të Sirisë, 13 civilë kanë humbur jetën, ndërsa 30 persona kanë ngelur nën rrënoja, raporton Anadolu Agency (AA).

Muhammed Hashim, zyrtar i Mbrojtjes civile në Eriha, për AA tha se “Një avion luftarak për të cilin supozojmë se i përket ushtrisë ruse, ka sulmuar zonat e banuara në Eriha me bomba penetruese”.

Hashim theksoi se si rezultat i bombardimeve jetën e kanë humbur 13 civilë, në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë. “Si pasojë e sulmit ajror, tre ndërtesa u rrafshuan me tokën. Ekipet e Mbrojtjes civile janë duke u përpjekur t’i gjejnë 30 civilët e ngelur nën rrënoja”, shtoi Hashim.

Hashim njoftoi se punimet për pastrimin e rrënojave janë duke u zhvilluar me makina të rënda pune.

Ndryshe, armëpushimi i arritur mes palëve ndërluftuese në Siri nën garantimin e Turqisë dhe Rusisë hyri në fuqi më 30 dhjetor. Në mbledhjet e Astanas, Turqia, Rusia dhe Irani kishin rënë dakord për krijimin e një mekanizmi monitorues trepalësh për parandalimin e shkeljeve të armëpushimit.

Exit mobile version