Site icon PORTALB

Sindikata e Jugohromit prej të enjten përsëri në protestë, do ta bllokojnë rrugën Tetovë-Shkup

Sindikata e Jugohromit në protestë

Sindikata e Jugohromit në protestë

“Të enjtën prej orës 11 deri 13 do ta bllokojmë rrugën rajonale Tetovë-Shkup në pik-pagesën e Zhelinës në të dy drejtimet”, deklarojnë nga Organizata e Sindikatës “Jugohrom Alzar”, shkruan Mkd, transmeton Portalb,mk

Nga Sindikata lajmëruan se kërkesat e tyre do të deklarohen në protestë.

Furrat e Jugohromit për shkrirjen e ferrosicilumit  janë mbyllur prej 2 nëntor të vitit 2016-të. Në kombinatin metalurgjik punojnë rreth 800 punëtorë.

Sindikata e Jugohromit deri tani ka pasur disa protesta si dhe takime me kryeministrin Emil Dimitriev dhe ministrin për Mjedis Jetësor Bashkim Ameti.

Në protestën e fundit para një muaji ku sindikata e Jugohromit e bllokoi rrugën Tetovë-Shkup, ministri Ameti deklaroi se “zgjidhja e vetme për problemin ekzistues të Jugohromit është vendosja e filtrave me të cilën do ta rruajnë mjedisin jetësor dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe vendet e punës së të punësuarve”.

 

Exit mobile version