Site icon PORTALB

Shkup, përkrahësit e VMRO-DPMNE-së protestuan kundër shqipes (VIDEO)

Para Parlamentit protesta VMRO 27.02.17

Janë mbledhur para Qeverisë në Shkup dhe kanë shkuar te Parlamenti, qindra simpatizues të VMRO-DPMNE-së që protestojnë qetë kundër gjuhës shqipe. Ata paralajmëruan se nuk do të ndalen.

Aleksandar Nikolloski nga VMRO-DPMNE në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se sot fillon “një revolucion tjetër jo si ai i larmi” dhe ftoi për “bashkim”, njofton Portalb.mk.

“Revolucioni Laraman bëri çmos për…? Ata që e organizuan dhe e paguan nëpërmjet Sorosit e dinë për çfarë është bërë. Pyetjen duhet ta parashtrojnë ata që kanë besuar me naivitet dhe sinqerisht dhe të njëjtët kanë marrë pjesë. Fillon tjetër revolucion, ai popullor! Është koha që të gjithë të bashkëngjiteni!”, shkruan Nikolloski në “Facebook”.

Persona tjerë në mënyrë të shpejtë janë mobilizuar, ndërkaq në rrjetet sociale po qarkullon një ftesë për protestë e cila do të mbahet sot në Shkup me fillim prej orës 17:00 përpara Qeverisë së Maqedonisë!

Exit mobile version