Site icon PORTALB

Shpërthim i fuqishëm në një banesë në Durrës

Foto ilustrim

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një banesë në qytetin e Durrësit ditën e sotme.Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në Katund Sukth. Banesa ku ndodhi shpërthimi ishte në pronësi të shtetases V.H.

Menjëherë në vendngjarje shkuan efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga raportimet e para mendohet se shpërthimi ndodhi si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.”Më datë 26.02.2017, rreth orës 10:30, në Katund Sukth në banesën e shtetases V. H. ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm si pasojë e rrjedhjes së gazit. Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version