Site icon PORTALB

Tre të vdekur nga aksidenti në afërsi të Kaçanikut

Zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi ka konfirmuar se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Shkup, përkatësisht në fshatin Gërlicë të Kaçanikut.

Zyrtarë të Policisë dhe Prokurorisë kanë treguar se janë duke shkuar në vendin e ngjarjes për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme. Aty është ftuar edhe Mjekësia Ligjore për t’i marrë trupat e pajetë.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një veture. Kamioni e ka goditur veturën, e cila ishte duke ardhur në drejtim të Prishtinës, ndërsa, kamioni me targa të Kosovës ishte duke shkuar në drejtim të Shkupit. Ka ndërruar shiritin e rrugës dhe ka goditur veturën.

Exit mobile version