Site icon PORTALB

Janë gjetur 42 kilogram drogë në një automjet në Strugë

Kundër personave të dyshuar Drejtoria Doganore do të parashtrjë kallëzim penal për vepër penale "Prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike

Rreth 42 kilogram materie e gjelbër në formë bari janë gjetur mbrëmë në një automjet të udhëtarëve gjatë aksionit të koordinuar të policisë kriminalistike nga Struga dhe Ohri.

Aksioni, siç u kumtua nga MPB-ja, u realizua rreth orës 22:00 në afërsi të një hoteli në rrugën “Dimçe Kovaçeski” në Strugë.

Inspektorët e policisë së bashku me nëpunësit policorë nga Struga kanë ndaluar automjetin “mini kuper” të drejtuar nga F.I (31) nga fshati i Strugës Kallishtë. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur pesë thasë me materie barishtore, të mbështjellë në shumë jute dhe paketime të pëlhurës, ndërsa në pjesën e përpare të anës së majtë të automobilit, është gjetur edhe një paketim najloni me materie të pluhur pluhuri.

Është kryer bastisje edhe në shtëpinë e F.I. në fshatin Kalishtë, ku janë gjetur dy qese të zeza najloni me gjurmë nga materie barishtore.

Sendet e gjetura janë marrë dhe dorëzuar në ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup, pas çka do të parashtrohet kallëzim penal kundër personit.

Exit mobile version