Parlamenti i rajonit të Krimesë në Ukrainë ka votuar për t’u bashkuar me Rusinë dhe ka shpallur referendumin për këtë çështje, i cili do të mbahet më 16 mars.
Zëvendëskryeministri Rustam Temirgaliev ka thënë se votuesit do të pyeten nëse duan të mbeten pjesë e Ukrainës apo t’i bashkohen Federatës Ruse.
Udhëheqja pro-ruse e Krimesë shihet si jolegjitime nga autoritetet qendrore të Ukrainës.
Krimea ka shumicën e popullsisë rusishtfolëse.