Site icon PORTALB

Zoran Zaev zgjidhet mandatar për formimin e Qeverisë (VIDEO)

Zoran Zaev - LSDM

Kryesia Qendrore dhe Ekzekutive e LSDM-së unanimisht, vendosi që për mandatar për formimin e Qeverisë ta zgedh liderin e partisë Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani njoftoi se BDI do t’i japë nënshkrime për marrje të mandatit Zoran Zaev që ai të ketë mundësi të fillojë bisedimet për formim të mazhorancës parlamentare.

Ajo çfarë nuk na u qartësua nga partia e BDI-së është se a do të koalicionojnë me socialdemokratët ose do të japin përkrahje për Qeveri të pakicave.

Paraprakisht, Zoran Zaev prej Sarajeve ka njoftuar se në fillim të marsit, Maqedonia do të ketë Qeveri të re e udhëhequr nga LSDM.

LEXO: BDI vendosi t’i jep nënshkrimet LSDM-së (VIDEO)

LEXO: Zaev tregon se kur do të formohet qeveria e re

Exit mobile version