Site icon PORTALB

Vazhdohet paraburgimi për Rugovën dhe të tjerët

Vazhdohet paraburgimi për Rugovën dhe të tjerët

Vazhdohet paraburgimi për Rugovën dhe të tjerët

Një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës dje u ka vazhduar paraburgimin edhe për tre muaj tre të pandehurve, të akuzuar për blerjen e kundërligjshme të vizave Schengen nga Ambasada e Italisë në Kosovë, njofton sot EULEX-i.

Njëri nga të pandehurit, Ukë Rugova, është deputet në Kuvendin e Kosovës, transmeton Tribuna.

Po ashtu, shtatë të pandehurve të tjerë u është vazhduar masa e arrestit shtëpiak.

Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprën e krimit të organizuar në lidhje me veprat shpërdorim i pozitës zyrtare, ushtrim i ndikimit dhe mashtrim.

Exit mobile version