Site icon PORTALB

Përkrahësit e VMRO-së mobilizohen, tubime në disa qytete

Ilustrim

Mbështetësit dhe anëtarët e VMRO-së sonte u mblodhën në disa qytete të Maqedonisë.

Tubime u organizuan në Manastir, Ohër, Strugë, Vevçani, Shkup, Kavadarci, Prilep, Berovë dhe në disa qytete tjera.

“Fillojmë me ofanzivë, na është sulmuar atdheu, Maqedonia duhet të mbrohet. Po vjen një periudhë stuhie, pranverë me shumë energji dhe luftë për VMRO-në dhe Maqedoni. Do të fitojmë”, njoftojnë nga partia.

Më herët, lideri i partisë, Nikolla Gruevski paralajmëroi se nëse LSDM dhe BDI bëjnë marrëveshje për qeveri, do të ketë tensione.

Exit mobile version