Site icon PORTALB

UEFA: Celtic gjobitet me 19 mijë euro

UEFA - denon Shqiperine

UEFA

Komisioni disiplinor i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) ka gjobitur në të holla klubin skocez Celtik, për shkak të sjelljes së pakëndshme të tifozëve të tij gjatë ndeshjes si mysafir në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City-t, raporton Anadolu Agency (AA).

Celtik për shkak të djegies së pishtarit gjatë ndeshjes në Etihad, që përfundoi me rezultat 1:1, doemos duhet t’i paguajë UEFA-s gjobë prej 19.000 euro.

Klubi nga Glasgwë disa herë ka shkelur rregullat e UEFA-s për sjelljen e tifozëve gjatë disa viteve të fundit.

Mes tjerash Celltic për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike nga ana e tifozëve të saj në takimin në kuadër të Ligës Evropa me Fenerbahcen në muajin shkurt të vitit të kaluar doemos duhej të paguante 12.000 euro.

Celtic, po ashtu është gjobitur edhe për ndeshjen në Glasgow kundër Hapoel-it Be’er Sheva izraelit kur valëvitën flamujt palestinez, që UEFA i karakterizoi si provokim politik.

Exit mobile version