Site icon PORTALB

Një trup i pajetë i një mashkulli është nxjerrë nga Vardari

Vardar

Ilustrim

Nga lumi Vardar, në Lisiçe të Poshtme dje është nxjerrë një trup i pajetë i gjinisë mashkullore.

Policia dje në orën 15 e 10 minuta është informuar se është gjetur një trup i gjinisë mashkullore. Me automjet special trupi i pajetë është nxjerrë nga uji. Identiteti nuk është konfirmuar, ndërsa me urdhër të prokurorit publik është dorëzuar në autopsi.

Exit mobile version