Site icon PORTALB

Familja shqiptare nga Maqedonia që jeton me ujqërit (FOTO)

Familja Ismaili, nga një vend afër Tetovës në veriperëndim të Maqedonisë ka pranuar në mesin e tyre disa musafir jo të zakonshëm.

Në fakt, ata tani nuk janë më vetëm musafir, por pjesë e familjes, shkruan Anadolu Agency.

Tash e 2 vite, ujqërit e egër të adoptuar nga familja më shumë janë të butë dhe pjesë e familjes sesa krijesa grabitëqare siç edhe njihen në realitet.

Ata kurrë nuk u kanë shkaktuar dëm ose ndonjë problem kësaj familje, ndërsa lidhjen e tyre të fortë, mund ta shihni edhe ndërmjet këtyre fotografive.

Exit mobile version