Site icon PORTALB

Ramos frikësohet nga Barcelona, ja çfarë thotë pas humbjes

Sergio Ramos

Sergio Ramos e konsideron luftën për titullin e La Ligas si krejtësisht të hapur. Kapiteni i Real Madridit ka folur për mediat pas humbjes ndaj Sevillas.

“Ishte një ndeshje me intesitet të lartë, ku në fund kërkuam të marrim të paktën një pikë. Dy gabimet e fillimit të ndeshjes na penalizuan”, deklaroi Ramos, përcjellë “lajmi.net”.

“Duhet të mësojmë nga këto gabime. La Liga është shumë e gjatë dhe shumë gjëra mund të ndodhin deri në fund”, shtoi kapiteni i Realit.

Exit mobile version